Sport

Al Thani: Negociatat janë mbyllur zyrtarisht, Lionel Messi te PSG

Ndonëse në orët e fundit në garë për Messin hyri edhe Chelsea, të paktën presidenti Abramovich kërkoi të bisedohej me përfaqësues të argjentinasit, të gjitha indiciet deri më tani e çojnë yllin e botës te PSG.

Në rrjetet sociale ai që shkruan është Khalifah bin Hamad Al Thani, vëllai i Emirit të Katarit dhe anëtar i familjes që zotëron klubin parizien, presidenti i të cilit është Nasser Al Khelaifi.

Lexo më shumë  Renditja e FIFA-s/ Arritje historike për Kosovën, Shqipëria qëndron në vendnumëro

“Negociatat janë mbyllur zyrtarisht. Më vonë njoftimi”, – shkroi Al Thani me hashtags Messi dhe PSG.

Messi mendohet të nënshkruajë një kontrate dy vjeçare me opsion në sezonin e tretë, duke përfituar 40 milionë euro në vit përfshirë shpërblimet, dhe me përjashtim të surprizave, do të prezantohet me një ngjarje madhështore të martën e 10 gushtit në Kullën Eifel, e cila tashmë është prenotuar nga klubi i PSG.

Gjithashtu Al Thani postoi më vonë edhe një foto të Messit me Ramos, duke shkruar “Kryeqyteti i Dritës”, 8 Champions League, duke iu referuar numrit që kanë fituar të dy futbollistët së bashku me Barcelonën dhe Real Madrid.

Që Messi po shkon drejt PSG duket edhe nga fjalët e Pep Guardiolës, i cili tha që jemi më shumë të interesuar më Harry Kane.

Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi në Paris.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *