Akuzohen për spiunazh, Austria dëbon katër diplomatë rusë
Austria ka dëbuar katër diplomatë rusë për sjellje të papërshtatshme me marrëveshjet ndërkombëtare, një arsye e përmendur shpesh në rastet e spiunazhit, tha në një deklaratë sot Ministria e Jashtme austriake pa dhënë detaje.
Dy nga katër diplomatët që u shpallën persona non grata dhe iu kërkua të largoheshin nga vendi deri më 8 shkurt punojnë në ambasadën ruse në Austri.
Dëbimet e diplomatëve janë të rralla në Austri, e cila kishte marrëdhënie të ngushta me Rusinë përpara pushtimit të Ukrainës nga Moska.