Uncategorized

Akuzat/ SPAK merr autorizim nga GJKKO, kërkon të kontrollojë telefonin e Ajola Xoxës, bashkëshortes së Veliajt

Me vendim të GJKKO, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit ka marrë autorizimin dhe kërkon të kontrollojë telefonin e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryetarit të bashkisë së Tiranës.

Mësohet se agjentët e BKH shkuan në orët e para të mëngjesit në banesën ku jeton kryebashkiaku, pikërisht për të kontrolluar telefonin e bashkëshortes se tij.

Kujtojmë që kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj po hetohet nga SPAK për aferën e inceneratorëve, dosjen 5D, por edhe në hetim pasuror së bashku me familjen.

Lexo më shumë  Yjet e Hollivudit dërgojnë mesazhe për Gazën, demokracinë dhe lirinë në ceremoninë e çmimeve Oscar

Në muajin maj ndaj Veliajt ka filluar procedimi penal dhe se SPAK ka kërkuar t’i vendoset në dispozicion çdo veprim bankar dhe çdo transaksion financiar nga kryebashkiaku, bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, i vëllai Arbër Veliaj dhe nëna Shqiponjë Veliaj.

Më 30 prill, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u paraqit në Prokurorisë së Posaçme, ku për rreth 8 orë dëshmoi për aferën e inceneratorëve.

Lexo më shumë  Yjet e Hollivudit dërgojnë mesazhe për Gazën, demokracinë dhe lirinë në ceremoninë e çmimeve Oscar

Veliaj theksoi për mediat se ishte në SPAK si bashkëpunëtor dhe se gjatë marrjes në pyetje ishte ezauruar plotësisht çështja e inceneratorëve.

YouTube player