Lajme

Akuza për vrasje dhe në listën e zezë të SHBA, arratiset nënkryetari i Listës Serbe

Milan Radojiçiç, nënkryetar i subjektit politik Lista Serbe është arratisur në pikën kufitare Bërnjak në Kosovë, në sytë e efektivëve të policisë kufitare. Mediat e Kosovës shkruajnë se Radojiçiç Radojçiç po udhëtonte nga Serbia për në Kosovë. Në momentin kur ka mbërritur në kufi ka komunikuar me eprorët e pikes kufitare. Kur polici kufitar ka kontrolluar dokumentet e tij ka rezultuar se ai është person në kërkim dhe i ka thënë politikanit që të parkone mjetin.

Lexo më shumë  Qeveria e Kosovës ndan buxhet për Luginën, vendimi mirëpritet në Preshevë

Por, Radojçiç e ka kuptuar dhe është kthyer sërish në Serbi. Radojiçiç u shpall në kërkim për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviçit. Më pas ai u fshi nga lista e të shumëkërkuarve me vendim të prokurorit që po e hetonte çështjen.

Pas një kohe Prokuroria Speciale e ka vendosi sërish në listën e personave të kërkuar. Kjo është hera e dytë që Radojçiç arrin t’i arratiset Policisë së Kosovës. Dy vite më parë ai u largua nga banesa e tij pak minuta para se Njësitë Speciale ta arrestonin.

Lexo më shumë  Kurti: Me projektligjin për çmimet tavan evitohen keqpërdorimet në emër të krizave

Rruga Press

YouTube player