Akuza e rëndë e ambasadës së Rusisë për Sali Berishën/ Vjen reagimi i ish-kryeministrit
Sali Berisha ka reaguar gjatë ndaj pyetjes që i bëri sot Ambasada ruse në Tiranë se: “Sa (para) kërkoi zoti Berisha që as Gazpromi nuk mundi t’i mbledhë dot ato “shuma përrallore”?”
Një ditë më parë, Sali Berisha teksa përshëndeti nisjen e furnizimit me gaz të Europës përmes gazsjellësit TAP që kalon edhe në territorin shqiptar, tha se asokohe i ishin ofruar para në këmbim të projektit rus të gazsjellësit. Por sot ka pasur një reagim për këtë cështje nga ambasada ruse në Tiranë.
“U habitëm nga fjalët e Sali Berishës se 10 vjet më parë ai refuzoi rryshfetin gjoja të propozuar nga Gazprom për zhvillimin e projekteve energjetike në Shqipëri. Na lind natyrshem pyetja: sa kërkoi zoti Berisha që as Gazpromi nuk mundi t’i mbledhë dot ato “shuma përrallore”?”, shkruhet në një postim në Facebook në faqen e ambasadës.
Reagimin e sotëm të ambasadës ruse Berisha e quan tipik “provokatik të stilit sovjetik të përfaqssuesve të diktatorit Putin”.
Ai vazhdon me sqarimet si më poshtë.
“1-Gazprom dhe qeveria ruse bene çfare kishin ne dore dhe perdoren te gjitha linjat korruptive te gazit te tyre per te bllokuar projektin e TAP.
2- Ne javen e pare te gushtit te vitit 2011 nje mik i imi biznesmen i njohur turk me solli
nga presidenti i Gazprom mesazhin qe vijon:
“ne rast se une do te hiqja dore nga projekti i TAP-it dhe te mbeshtesja projektin ITGI, i cili anashkalonte Shqiperine dhe kalonte ne trajektoren Turqi- Greqi-Itali dhe qe furnizohej kryesisht me gaz rus por dhe azer pala ruse ofronte:
-ndertimin e nje gazsjellesi Igumenice-Vlore me mundesi shtrirje edhe deri ne Shkoder.
-Investimin prej 4.1 miliarde dollare ne termocentrale te medha gazi ne Seman.
-Keto do vendoseshin ne nje takim qe do zhvillohej midis meje dhe presidentit te Gaspromit.
Oferta u refuzua prereas per arsye politike nga ana ime. Nuk pranova investimet e Gasprom se besoja, dhe koha me dha te drejte, se ato nuk ishin ne interes te vendit tim.
Ju bete gjithshka qe TAP te mos behej dhe deshtuat! sb ” – iu përgjigj Berisha.
Projekti i gazsjellësit TAP u negociua gjatë kohës kur Berisha ishte në pushtet.
Rruga Press