Bota

Akuza: Dyshja që kërkon luftëra të reja në Ballkan

Lidhja e Socialdemokratëve të Vojvodinës (LSV) akuzoi ministrin e Brendshëm serb, Aleksandar Vulin se “kërkon luftëra të reja në Ballkan” dhe kjo, siç thanë ata, me urdhër të presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

“Deklarata luftarake e ministrit Vulin se për stabilitetin e Ballkanit është e nevojshme që të gjithë serbët të jetojnë në një shtet është një moto e sajuar keq e punëdhënësit të tij Vuçiç, i cili propagandoi Serbinë në Karlovac – Karlobag – Ogulin, si si dhe idetë e tij të fundit për ‘Botën Serbe’”, tha zyrtarja e LSV, Nevena Subotiç në një deklaratë me shkrim.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Ajo vlerësoi se për stabilitetin e Ballkanit nuk është e nevojshme që serbët të jetojnë në një shtet, por të ndalet “politika luftarake e politikanëve të paaftë dhe arrogantë ballkanas”.

 “Për të distën herë është treguar se mungesa e lustracionit, të cilin LSV e kërkoi pas ndryshimeve në vitin 2000, ishte fatale për zhvillimin e një jete të shëndetshme politike në Serbi dhe në Ballkan. Deklarata të tilla të papërgjegjshme dhe të rrezikshme mund të çojnë në një përshkallëzim të armiqësive dhe ne mund të shohim se si kanë përfunduar ato jo shumë kohë më parë në konfliktet në Ballkan”, tha Subotiq.

Ajo ka kërkuar nga presidenti i Serbisë që të distancohet nga deklarata të tilla nëse, siç tha ajo, nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Serbisë.

“I kujtojmë politikanëve që ushqejnë intolerancën se një rast i humbur për të kryer lustracionin nuk do të thotë domosdoshmërisht se herën tjetër do t’i shpëtojnë pa përgjegjësi dhe pasoja për dëmet dhe aksidentet që shkaktojnë”, tha zyrtarja e LSV-së.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *