Lajme

AKU vazhdon të heshtë. Vijon groposja e pulave të ngordhura në Durrës, shfaqet tjetër vatër në Dibër

Vala infektive e gripit të shpendëve është përhapur edhe më shumë sot, kësaj here në Dibër, ku vetëm sot kanë ngordhur 200 krerë. Vendi është përfshirë nga një valë infeksioni që dyshohet se është sjellë nga shpendët shtegëtarë në Shqipëri, duke shkaktuar ngordhje masive në Durrës, Dibër dhe në Korçë, ndërsa gjithashtu po dyshohet se Divjakë si një zonë potencialisht e infektuar.

Më shumë detaje ka dhënë sot, zv.ministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeci, e cila tha se deri më tani 358 520 shpendë janë groposur, ndërkohë që shto se të gjitha zonat e prekura nga virusi janë karantinuar në një rreze prej 10 kilometrash. Ndërkohë, 120 mijë pula të tjera të gjalla janë të infektuara, të cilat do të asgjesohen, por nuk dha asnjë datë konkrete se kur dhe ku do të vendoset që të asgjesohet.

Lexo më shumë  Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist

Por teksa Ministria e Bujqësisë kontrollon dhe merr analiza nga pulat, duket se dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur që të lëvizë, pasi edhe pse ishte vënë në dijeni të situatës prej më shumë se 5 javësh por nuk ka bërë asnjë inspektim në terren. Edhe pse është i vetmi institucion në vend që e ka për detyrë të sigurojë shëndetin e njerëzve si edhe interesat e konsumatorit. Edhe pse ekspertët shprehen se rreziku që ky grip të kalojë tek njerëzit ekziston, në testimet që janë bërë deri më tani nuk ka asnjë rast.

Pra influenca aviare mund të kalojë tek njerëzit nëpërmjet kontaktit me shpendët e infektuar ose konsumimi i mishit dhe vezëve të tyre, nëse nuk trajtohen me nxehtësinë e duhur, 70 gradë celsius. Megjithatë edhe pse në ligj shkruhet qartë se AKU duhet të dalë me një listë emrash të kompanive në raste të rrezikshmërisë së produkteve për konsumatorët, por deri më tani sërish po hesht.

Lexo më shumë  Kurti komenton deklaratat e Abdixhikut për Telekomin: pikërisht ne kur e bëmë Telekomin me fitim ka disa k’si tjerësh që thojnë hajde pe shesim na tash

Lajmi që në zonën e Durrësit është raportuar fillimisht nga Dosja.al, por edhe pas denoncimeve, Ministria e Bujqësisë deklaroi se nuk është grip shpendësh pasi kishin kryer testime por një tjetër infeksion. Dy ditë kaluan dhe dje Ministria deklaroi se pas analizave të kryera më 19 mars provuan se në zonë qarkullon gripi i shpendëve. Për këtë skandal dje u shkarkua Tana Kika, drejtore e Përgjithshme e AKV-së dhe Mbrotjes së Bimëve. Ndërkohë që Ministria sot hesht dhe nuk jep asnjë shpjegim se çfarë po ndodh e se çfarë masash janë ndërmarrë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *