Lajme

AKU thirrje qyetarëve: Mos konsumoni patatinat e misrit

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se qytetarët nuk duhet të konsumojnë produktin patatina misri “Natural Organic Tortilla Chips 125 g”.

AKU sqaron se pas analizave laboratorike të kryera në Gjermani është konstatuar prani e alkaloidëve atropinë dhe skopolaminë në këto patatina.

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për bllokimin e produktit. Në bashkëpunim edhe me operatorët e biznesit ushqimor, janë kryer njoftimet paraprake për thirrjen për konsumatorët që e kanë blerë këtë produkt që të mos e konsumojnë atë, por ta kthejnë pranë subjektit, ku e kanë blerë”, thuhet në njoftimin e AKU-së.

Lexo më shumë  SHBA, Blinken uron 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Produkti që sipas AKU-së nuk duhet të konsumohet

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *