Lajme

Aktivistja Shqiptare nga Sanxhaku Amina Nuraj i bashkohet LVV-së: “Beteja ime vazhdon për shqiptarët e Sanxhakut”

Aktivistja shqiptare nga Sanxhaku, Amina Nuraj, ka njoftuar  përmes një postimi në rrjetin social Facebook se është bërë zyrtarisht pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në njoftimin e saj, Nuraj ka theksuar mbështetjen e vazhdueshme që ka marrë nga kryeministri Albin Kurti, të cilin e përshkroi si figurën që i qëndroi pranë qysh nga fillimi.

“Që nga fillimi, z. Albin Kurti ishte ai që ishte pranë meje, që më mbështeti. Politikani i parë në Republikën e Kosovës që përmendi emrin dhe mbiemrin tim në çdo takim dhe më prezantoi para popullit si një heroinë të kombit shqiptar,” shkruan ajo.

Lexo më shumë  Apeli i GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për Belinda Ballukun dhe 2 vartësit e saj

Nuraj u shpreh e vendosur që të vazhdojë përpjekjet e saj për të qenë një zë i fuqishëm për shqiptarët e Sanxhakut.

“Beteja ime vazhdon! Do të përpiqem të jem një zë i fortë i bashkëqytetarëve të mi shqiptarë të Sanxhakut,” shtoi ajo në postim.

Ajo gjithashtu falënderoi disa përfaqësues të Vetëvendosjes që kanë kontribuar në forcimin e zërit të saj në skenën politike kosovare, përfshirë deputetin Armend Muja, si dhe znj. Agnesa Calakoviq dhe znj. Aida Ferati Doli.

Lexo më shumë  FSK përforcon lidhjet me Gardën Kombëtare të Ajovës për avancimin e kapaciteteve profesionale

Ky hap i Amina Nurajt është një  sinjal për forcimin e lidhjeve mes shqiptarëve të Sanxhakut dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, në një kohë kur çështjet e të drejtave të tyre po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje politike.

YouTube player