Aktivistja shqiptare Amina Nuraj publikon dokumentin e rëndësishëm mbi demografinë e Sanxhakut në vitin 1913
Aktivistja e çështjes kombëtare shqiptare në Sanxhak, Amina Nuraj, ka ndarë në llogarinë e saj në Facebook një dokument të vitit 1913, nga arkivat e Komitetit për Mbrojtjen e Kosovës.
Në këtë dokument mbi përbërjen demografike të Vilajetit të Kosovës që u aneksuar nga Mali i Zi dhe Serbia, bie në sy numri madh i shqiptarëve në Pazar të Ri.
Regjistrimi i popullsisë në Pazarin i Ri më 1913:
– Shqiptarët: 28.829
– Boshnjakët: 16.336
– Serbët: 9.425
Ndryshe, në nëntor 2023, shqiptarët e Sanxhakut hapën zyrën Këshillin Kombëtar Shqiptar, me qëllim përkrahjen financiare për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve, ruajtjen, kultivimin e gjuhës, artit, kulturës e identitetit shqiptar.
Rruga Press