KryesoreLajme

Aktivistja Ina Kasimati bën apel për ndihmë: Sëmundja e përbindshme në mua ka përparuar, tash pas 2 vitesh kam nevojën tuaj

Ina Kasimati është një grua e cila prej disa vitesh po lufton kundër kancerit të gjirit. Përtej çdo përpjekje që ka bërë dhe jashtë Shqipërisë ajo ka vendosur të kthehet në atdheun e saj. Për ta bërë këtë kthim Ina nuk mund të udhëtojë me avion por me çarter mjekësor. Ky çarter ka një kosto të lartë dhe i bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve që të kontribuojnë për Inën e cila nuk ka luftuar vetëm për shëndetin e saj, por edhe për Shqipërinë, ku ka qenë e angazhuar në protesta të shumta kundër kapjes së vendit nga njerëzit e gabuar.

Më poshtë gjeni letrën e saj dhe linkun se ku mund të kontibuoni:

Unë jam Ina Kasimati, shumë më njohin si zysha, disa të tjerë si aktiviste, shumë të tjerë, si njeriun që po lufton fort për jetën. Prej dy javësh jam e shtruar në spitalin onkologjik të Strasburgut, Francë, ku po mbahem me tuba e sondë dhe kthimi në Shqipëri nuk mund të bëhet me avion, por vetëm me çarter mjeksor, pasi nuk mund të shkëputem nga aparaturat.

Ky çarter ka një kosto prej 17.000 eurosh (shtatëmbëdhjetë mijë euro). Shtesë: Paratë mbi shumën 17.000 euro do të shkojnë për nevojat e tjera të Inës në Shqipëri që lidhen me kujdesin shëndetësor si dhe për të ardhmen e djalit të saj të vogël.

Tash pas 2 vitesh kam nevojën tuaj, miqtë e mikeshat e mia, të njohur e të panjohur. Sëmundja e përbindshme në mua ka përparuar, aq sa metastazat kanë bërë dëmtimet e tyre. Besimi im më i fortë gjatë gjithë këtyre viteve ka qënë tek Zoti, dhe tek ju miqtë e mi, të njohur e të panjohur, të cilët para dy vitesh më dhatë mundësinë të kisha shpresë e të luftoja më shumë.

Kërkoj të kthehem në Atdhe, në Vlorën time, dhe kjo dëshirë e imja, u përkrah edhe nga mjeket, të cilët më deklaruan se ilaçi më i mirë për mua është familja ime. Mendja , shpirti im janë optimistë , sepse unë dua të jetoj , unë e dua jetën!

Unë kam besim tek fuqia e solidaritetit tuaj ,që së bashku me birin tim, Amantin, i cili ka qënë forca ime më e madhe e çdo dite, të vijmë në Shqipëri të sigurt. Dhe ky kthim duhet të bëhet brënda 10 ditëve. Prandaj ju kërkoj me përulje , mirënjohje edhe njëherë të më ndihmoni të vij në Shqipërinë time.

Zoti ju bekoftë!

p.s Ju lutem mos përdorni llogarinë e Reiffeissen Bank të përdorur para dy vitesh, pasi është e bllokuar.

Linku:

https://www.gofundme.com/f/te-ndihmojme-ina-kasimatin-te-rikthehet-ne-atdhe?utm_campaign=p_cp+fundraiser-sidebar&utm_content=icons_only_var_c1&utm_medium=copy_link_all&utm_source=customer

Rruga Press

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus
YouTube player