Lajme

Aktivistët protestojnë kundër marrëveshjes për Butrintin para AADF-së

Aktivistët e Shoqërisë Civile kanë vijuar edhe këtë të mërkurë protestën e tyre kundër marrëveshjes për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit.

Ata janë mbledhur para zyrave të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, që bazuar në marrëveshje, së bashku me Ministrinë e Kulturës do të krijojnë një fondacion për menaxhimin e Butrintit.

Lexo më shumë  Në Kosovë promovohet pulla postare kundër dhunës gjinore “Sot dhe çdo ditë tjetër”

Ndër të tjera, aktivistët kundërtshtojnë edhe dhënien me koncension të Amfiteatrin e Durrësit, pasi sipas tyre, cënohet Trashëgimia Kulturore dhe humbet funksioni i Ministrisë së Kulturës.

Ata do të bëjnë një marshim tek Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe ditën e nesërme pritet të vazhdojnë qëndresën para Kuvendit.

Të martën, mazhoranca rrëzoi dekretin e presidentit Ilir Meta, i cili ktheu për shyqrtim në Kuvend ligjin për administrimin e Parkut Kombëtar të Butrintit.

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

Kuvendi ka miratuar me 75 vota pro, ligjin për administrimin e Parkut të Butrintit nga Fondacioni shqiptaro-amerikan për Zhvillim për 10 vitet e ardhshme.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *