Bota

Aktivistët, mesazh Bundestagut: Shpëtoni 6 mijë emigrantët e bllokuar

Një grup aktivistësh të të drejtave të njeriut, pjesë e një organizate joqeveritare në Berlin, kanë protestuar për tu ardhur në ndihmë emigrantëve.

Në shenjë simbolike, ata kanë vendosur 6000 drita jeshile përpara Bundestagut (Parlamenti Gjerman) për të kërkuar pritjen e emigrantëve të bllokuar në kufirin midis Polonisë dhe Bjellorusisë.

“Ne jemi para Bundestagut për të vendosur 6000 drita jeshile në shenjë solidariteti me njerëzit që janë në kufirin midis Polonisë dhe Bjellorusisë. Ne duam të tërheqim vëmendjen për situatën katastrofike në rajon dhe kërkojmë që ata të jenë marrë,” tha Alina Lyapina, anëtare e OJQ.

Lexo më shumë  Wadephul: BE-ja duhet të braktisë parimin e unanimitetit

Aktivistët kanë kërkuar që qeveria gjermane të veprojë, duke iu ofruar një strehë migrantëve që po përballen me kushte të vështira prej disa javësh, ndërsa situata mbetet ende pa zgjidhje.

“E vetmja zgjidhje për këtë situatë do të ishte që qeveria gjermane të veprojë, që koalicioni i ri të veprojë më në fund dhe të mirëpresë njerëzit. Kjo është mënyra e vetme për të shmangur vdekjet e mëtejshme në kufi” shtoi Lyapina.

Ndërkohë, të premten qeveria gjermane mohoi sërish deklaratat e presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, se kancelarja në largim Angela Merkel ra dakord për pranimin e 2000 refugjatëve nga vendi i tij. Berlini akuzon Minskun se ka organizuar qëllimisht krizën e refugjatëve duke sjellë emigrantë nga Lindja e Mesme dhe duke i shtyrë ata të përpiqen të kalojnë ilegalisht në Poloni dhe Lituani. Qeveria bjelloruse i mohon akuzat.

Lexo më shumë  Senatorët amerikanë thonë "JO" Trumpit: SHBA nuk largohet nga NATO-ja!

Ndërkohë migrantët vazhdojnë të qendrojnë në kushte të vështira prej disa javësh pa ditur asgjë për fatin e tyre.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *