Bota

Aktivistët e Greenpeace notojnë për të protestuar përpara cisternës së naftës ruse në Detin Baltik

Aktivistët e Greenpeace të cilët protestuan kundër importeve të naftës ruse në BE, u panë duke notuar përpara një cisterne nafte ruse në Detin Baltik sot.

Ndërsa Perëndimi ka lëvizur me shpejtësi për të goditur ekonominë e Rusisë pas pushtimit të Ukrainës, duke përfshirë sanksionet ndaj bankës qendrore të vendit, nafta dhe gazi natyror nuk janë përfshirë.

Lexo më shumë  Zelensky: Evropa të përgatitet për sulme me dronë nga grupe terroriste

Në një deklaratë Greenpeace tha: “Në javën e katërt të luftës së Putinit, ka ende anije që mbërrijnë në Evropë nga Rusia, duke transportuar naftë që financon luftën e Putinit në Ukrainë”.

Grupi i protestuesve u bëri thirrje ligjvënësve të BE-së, të ndalojnë naftën dhe gazin gjatë samiteve të ardhshme, ku presidenti i SHBA Joe Biden do të jetë në Bruksel për bisedime me NATO-n.

Lexo më shumë  Udhëheqësit e BE-së miratojnë mbështetjen për Ukrainën pa firmën e Orban dhe Fico-s

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *