Lajme

Aktakuzë ndaj zyrtarit shtetëror, merrte para për ushtrim ndikimi në vendimmarrje

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj një zyrtari të një ministrie në Kosovë pasi i njëjti dyshohet se ka marrë para për të ndikuar padrejtë në vendimmarrjen e zyrtarëve të kësaj ministrie, raporton teve1.info

Sipas komunikatës së Prokurorisë, Sh.K. akuzohet për veprën penale “ushtrim i ndikimit”, derisa është arrestuar në flagrancë nga Policia e Kosovës.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

“Prishtinë, 29 dhjetor 2023 – Prokuroria Speciale (PS), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit SH.K, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale ‘’Ushtrim i ndikimit’’ nga neni 424 paragrafi 1 të Kodit Penalë të Republikës së Kosovës.

I pandehuri gjatë vitit 2022 dhe 2023 kishte kërkuar dhe pranuar përfitim pasuror për vete me premtimin se do të ushtrojë ndikim të padrejtë mbi vendimmarrjen e personave zyrtar të një Ministrie dhe gjatë aplikimit të masave të veçanta të simulimit të veprës së korrupsionit i pandehuri arrestohet nga Policia e Kosovës në flagrancë derisa pranon një shumë të parave”, thuhet në komunikatë.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Rruga Press

YouTube player