Aksioni në Lushnjë, banorët protestë kundër ARRSH për kalimin te ‘Pushimi i shoferit’
Protestuesit nuk kundërshtojnë aksionin, por kërkojnë te ketë një rrugë dytësore për të qarkulluar me mjetet e tyre të transportit por edhe mallrat.
Banorët dhe tregtarët e zonës, tek Pushimi i Shoferit në autostradën “Lushnjë-Fier”, i kanë paraprirë aksionit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, që ka nisur mbylljen e daljeve të rrezikshme në rrugë.
Ndërkohë që protestës së tyre u janë bashkuar edhe deputetët të Partisë Demokratike, Luan Baci dhe Saimir Korreshi. Protestuesit nuk kundërshtojnë aksionin, por kërkojnë te ketë një rrugë dytësore për të qarkulluar me mjetet e tyre të transportit por edhe mallrat.
“Do të ngremë pretendimet e kujdeseve, do të kërkojmë interpelancë me ministren Balluku, se nuk ka mundësi që t’u çosh bizneset, t’u dërgosh shtetin në derë. Nëse duan ndonjë gjel deti këta, kjo nuk shkon. Nuk ka lindur sot ky fenomen, është 30-vjeçar. Nuk duhet abuzuar me lejet. Leja është duhet rregullimi. Ata kërkojnë rrugë dytësore,”-tha deputeti Korreshi në fjalën e tij.
Po në këtë aks rrugor, në fund të tetorit ARRSH vendosi që të hiqte pengesat duke rihapur kalimin tek zona e njohur si “Pushimi i Shoferit” pasi banorët protestuan për disa ditë kundër aksionit. Edhe pse këtë aksion, banorët kërkojnë ngritjen e një mbi/nënkalimi. Aksioni i ARSSH ka nisur disa ditë më parë, pasi u lajmëruan me një status në faqen zyrtare të ARRSH në Facebook, të gjthë sipërmarrësit që të merrnin masa, pasi do të niste mbyllja e daljeve që konsiderohen si të rrezikshme në rrugë dytësore.
RrugaPress