Aksionet e Netflix po pësojnë një rënie të konsiderueshme, qytetarët rikthehen në kinema
Aksionet e Netflix ranë më shumë se 2% këtë të hënë, në rreth 332 dollarë secila, niveli më i ulët në 52 javë. Kjo është një ulje me më shumë se 50% në periudhën 52-javore të kompanisë.
Sipas CNBC, hera e fundit që aksionet u shitën për rreth 332 dollarë ishte në 20 mars 2020, pikërisht kur po vendoseshin kufizimet pandemike.
Netflix pati fitime të konsiderueshme gjatë viteve 2020 dhe 2021, pasi konsumatorët ishin të mbyllur në shtëpi nën kufizime të ndryshme nga pandemia. Megjithatë, ndërsa kufizimet tashmë po hiqen pak nga pak konsumatorët po drejtohen tek argëtimi jashtë shtëpisë si kinematë, restorantet dhe parqet.
Në raportin e tij më të fundit të të ardhurave, Netflix raportoi numra të pakët të abonentëve. Rikthimi i “box office”, i udhëhequr nga “Spider-Man: No Way Home” dhe “The Batman”, tregon se konsumatorët nuk po qëndrojnë më në divanet e tyre për të parë filma.
Vitin e kaluar, një raport nga JPMorgan nga CinemaCon tha se Netflix po shkonte drejt një shfaqjeje më tradicionale teatrale për disa nga filmat e tij të ardhshëm.
Netflix ka qenë prej kohësh më pak i interesuar për të fituar para në “box office” dhe më shumë i interesuar të ofrojë përmbajtje për abonentët e tij sa më shpejt të jetë e mundur. Shërbimi i transmetimit ka “revolucionarizuar” mënyrën tradicionale të shfaqjes së filmave të Hollivudit.
Presioni nga konkurrenca dhe rritja më pak e fuqishme e abonentëve, së bashku me kostot në rritje të prodhimit, bëri që Netflix të rriste çmimet në Amerikën e Veriut në fillim të këtij viti. Kostoja mujore për planin e tij bazë u rrit 1 dollarë në 9,99 dollarë, plani standard u hodh nga 13,99 dollarë në 15,49 dollarë dhe plani premium u rrit nga 17,99 dollarë në 19,99 dollarë.
Rruga Press