Aksion nga deti dhe nga ajri, gjendet e djegur në Kurbin gomonia që “i shpëtoi” Guardia di Finanzas
Është gjetur e djegur një gomone në Godull të Kurbinit në zonën pranë hidrovorit.
Dyshohet se gomonia është e njëjta e cila ishte në ndjekje nga Guardia di Finanza ditën e djeshme.
Burime bëjnë me dije se gomonia është djegur rreth orës 03:00 të mëngjesit.
Nga erdhi
Mësohet se mjeti që u ndoq pasditen e djeshme është pikasur nga Frontex.
Kjo e fundit ka lajmëruar Guardia di Finanza dhe policinë shqiptare. Ndjekja ka vijuar nga ajri dhe nga deti. Dyshohet se mjeti ka ardhur nga Greqia dhe kishte destinacion Malin e zi.
Dyshohet se po transportonte lëndë narkotike. Në fotot shihet se mjeti lundrues është shkrumbuar totalisht. /abcnews/
Rruga Press