KryesoreLajme

Aksion antidrogë në Mitrovicë, sekuestrohen sasi të kokainës dhe marihuanës

Policia e Kosovës ka bastisur një shtëpi dhe objekte prëcjellëse në fshatin Rekë të Mitrovicës, ndërsa gjatë kontrollit ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme të drogës. 

Janë sekuestruar tetë qese të dyshuara me kokainë me peshë totale 8.8 gramë, 75 qese marihuanë me peshë totale 106.3 gramë, 17 fara të bimës Kanabis Sativa, 8 fishekë, 1 peshore digjitale, 1 mulli për bluarjen e marihuanës dhe 1010 euro. 

Lexo më shumë  Trevjetori i luftës në Ukrainë, Maqedonci: Vitin e kaluar Kosova i dërgoi Ukrainës dy pako mbështetëse ushtarake

“Në vendin e ngjarjes ka dalë Krimteknika Rajonale, e cila ka realizuar fotografimin, evidentimin, matjen dhe sekuestrimin e dëshmive. Gjatë kontrollit, i dyshuari nuk ka qenë i pranishëm në shtëpi, por i është lënë ftesë që të paraqitet në Polici për t’u marrë në pyetje. Lidhur me këtë rast, është informuar Prokurori Kujdestar pranë Prokurorisë Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda. Hetimi për këtë rast është duke u kryer nga antidroga Mitrovicë-Jug në bashkëpunim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. 

Lexo më shumë  Rreziku nga rrjetet sociale, psikologia jep shifrat e frikshme: 200 denoncime vetëm në dy muajt e parë të vitit
YouTube player