Aksidenti tragjik me 10 viktima, reagon Basha: I bashkohem dhimbjes së familjarëve dhe të afërmve, ju shpreh ngushëllimet më të ndjera!
Pas aksidentit te autobusit me targa të Kosovës, ku kanë mbetur të vdekur 10 njerëz dhe raportohen mbi 30 të plagosur, kryetari i PD, Lulzim Basha, ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave.
“Me trishtim të thellë mora lajmin e rëndë të aksidentit tragjik të ndodhur në Kroaci, në të cilin sipas të dhënave të para ka viktima dhe të plagosur. I bashkohem dhimbjes së familjarëve dhe të afërmve dhe ju shpreh ngushëllimet më të ndjera!
Shërim të shpejtë të lënduarve. Zoti t’ju japë forcë për të përballuar këtë tragjedi, që na ka tronditur të gjithëve.“
Rruga Press

