BallinaLajme

Aksidenti në Kamzë, policia arreston 19-vjeçaren dhe ngre akuza ndaj saj

Një aksidenti i rëndë ndodhi pasditen e së shtunës në rrugën “Demokracia” në Kamzë ku humbi jetën një 22-vjeçare dhe u plagos shoferja 19-vjeçare. Të dyja vajzat po lëviznin me një makinë tip “Smart”, ku shoferja Deni Doku ka devijuar menjëherë rrugën duke u përplasur me një makinë tip “Benz” që po vinte me shpejtësi në krahun e kundërt.

Më pas “Smarti” është përplasur edhe me një makinë tjetër të parkuar, e cila ka rezultuar fatale për Alida Spahiun. Vajzat janë transportuar në spital për të marrë mjekim, por njëra prej tyre nuk ka mundur t’u mbijetoj plagëve të rënda.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti merr pjesë në përurimin e bibliotekës e re në Komunën e Shtimes

Policia tha se ka arrestuar 19-vjeçaren Deni Doku për veprën penale “Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor”, e cila po drejtonte makinën tip “Smart” natën e aksidentit me pasojë vdekjen. Vajzat ishin mike me njëra-tjetrën. Ende nuk dihen arsyet se çfarë e shtyu Dokun të devijonte në korsinë e kundërt të rrugës në mënyrë të menjëhershme dhe pa parë makinën që po vinte përballë.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi
YouTube player