Aksidenti me pasagjerë shqiptarë në Bullgari, flet shoferi i autobusit
Ahmed Abazi njëri nga shoferët ka rrëfyer për aksidentin në të cilin u përfshi autobusi me pasagjerë nga Kosova ditën e sotme në Bullgari.
Bëhet fjalë për një autobus që udhëtonte për në Kosovë, në të cilin kishte edhe fëmijë dhe u përplas më 18 janar, rreth orës 4.30 të mëngjesit, afër qytetit Kjustendill.
Dhe siç ka rrëfyer Abazi, në momentin e aksidentin, përveçse frynte erë, edhe terreni ishte i rrëshqitshëm.
“Kishte shumë erë dhe rruga ishte e rrëshqitshme. Autobusi rrëshqiti, pasi për shkak të dukshmërisë në rrugë nuk e ka vërejtur kamionin”, ka thënë fillimisht ai.
Në atë moment, sipas tij, teksa ka tentuar të shmangte ngricën, shoferi ka goditur kamionin.
Siç ka shtuar ai, për fat të mirë nuk ka asnjë të lënduar, përveç kolegut të tij, i cili ka marrë dëmtime të lehta.
“Të tjerët janë të gjithë mirë dhe kanë vazhduar rrugëtimin, përveç meje që jam ndalur për të larguar autobusin nga këtu”. Ai ka thënë se kanë qenë 32 njerëz brenda autobusit, si dhe dy shoferët.
Rruga Press