Lajme

Aksidenti i Gazit dhe standardi i dyfishtë i Policisë për gaztorët e oborrit të Ramës

Policia vijon të veprojë me dy standarde kur probleme me ligjin kanë qytetarë të thjeshtë dhe njerëz që mbështesin kryeministrin Edi Rama.

Rasti i fundit është aksidenti i aktorit Gazment Paja, i cili është deklaruar si mbështetës i Partisë Socialiste dhe është shfaqur në aktivitete përkrah kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. “Forcës politike që unë mbështes dhe i jam afruar, Partisë Socialiste ia shoh veprat konkrete dhe kam bindje të plotë për këtë angazhim që kam marrë”, shprehej Gazi një vit më parë në një emision televiziv.

Ndërsa për Veliajn, ka deklaruar se është një njeri i punës. Këtë të fundit e ka mbështetur prej një kohë të gjatë, dhe është shfaqur përkrah tij që prej kohës kur ka mbajtur postin e Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Një ditë më parë, aktori u përfshi në një aksident në “Rrugën e Kavajës”. Nën drejtimin e një motoçikletë, ai u përplas me një automjet.

Lexo më shumë  Kurti: Regjimi i vjetër po shpërndan para te pista te media të caktuara

Nga pamjet e publikuar nga mediat, duket qartë se Paja futet me semafor të kuq në kryqëzim, megjithatë publikisht, policia nuk ka njoftuar ende asnjë akuzë ndaj tij.

“Me datë 11.11.2021, rreth orës 11:08, në rrugën e Kavajës, mjeti me drejtues shtetasin E. K., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin G.P. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi G. P., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhej në njoftimin e Policisë së Tiranës pas aksidentit të ndodhur. Ndërkohë, edhe pse kanë kaluar më shumë se 24 orë, policia nuk ka dalë ende me një njoftim të dytë lidhur me përgjegjësitë e ngjarjes.

Një standard i dyfishtë ky me të cilin po vepron policia. Kujtojmë rastin e këngëtarit Aleksandër Gjoka, i cili disa muaj më parë u përfshi në një aksident në Farkë. Policia njoftoi arrestimin e tij dhe evidentoi se rezultoi i dehur në timon.

Lexo më shumë  Kurti takon O’Brienin e Lajçakun: Marrëveshja Bazike dhe Aneksi duhet të zbatohen të plota

Po dje, në rastin e aksidentit te “21 Dhjetori” ku dy persona humbën jetën, Policia sqaroi me dy njoftime publike në pak orë përgjegjësinë penale të të dyshuarit të ngjarjes dhe njoftoi arrestimin e tij.

Ndërsa në rastin e aksidentit ku u përfshi aktori i humorit, mbështetës i Edi Ramës dhe Erion Veliajt, ka zgjedhur të heshtë.

Duket se u mjaftua vetëm me vendosjen e një efektivi qarkullimi në vendin ku ndodhi aksidenti, një ditë pas ngjarjes.

Pas dekretimit në Presidencë si kryeministër për herë të tretë radhazi, Rama rreshtoi ministrat e ministret para semaforit në kryqëzimin e rrugëve para zyrës së tij dhe u zotua se do ta respektojë. Por mesa duket, semaforin nuk po e respektojnë as gaztorët e oborrit të vetë….

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *