Bota

Aksidenti bërthamor në Fukushima, Tepco dënohet me 95 miliardë euro

Një gjykatë në Tokio dha një dënim të ri për incidentin bërthamor në Fukushima ku shpalli fajtore kompaninë për menaxhimin e impiantit Tepco për dështimin në parandalimin e katastrofës së marsit 2011 dhe urdhëroi një rimbursim rekord prej 94.6 miliardë eurosh.

Vendimi rregullon një mosmarrëveshje të vitit 2012 kundër drejtuesve të grupit, pas incidentit të trefishtë: tërmetit të magnitudës 9, cunami që pasoi dhe përhapja e rrezatimit në zonat përreth.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Në vitin 2011, Japonia u godit nga një tërmet i fuqishëm, i cili u pasua nga një cunami që jo vetëm shkatërroi një pjesë të bregdetit në afërsi të Fukushimës, por dëmtoi në mënyrë serioze edhe centralin bërthamor të qytetit, në atë që cilësohet si aksidenti më i rëndë bërthamor nga koha e Çernobilit.

Për ditë të tëra, ngjarja  paralizoi vendin aziatik dhe tronditi opinionin publik botëror, që përjetoi makthin e një Çernobili të dytë.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *