Lajme

Aksidentet në shtator u rritën 4.5%, shoferët më problematikë nën 34 vjeç

Numri i aksidenteve këtë shtator ishte me një rritje 4.5 për qind në raport me një vit më parë. Të dhënat e Institutit të Statistikave raportojnë për 93 aksidente rrugore nga 89 të ndodhura në muajin Shtator 2022.

”Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 122 persona nga 134 në muajin Shtator 2022. Aksidentet rrugore, në 94,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit” thuhet në publikimin e INSTAT.

Por teksa drejtuesit e mjeteve janë shkaktarët kryesorë të aksidenteve përmes sjelljes në timon INSTAT ka klasifikuar edhe moshën më problematike apo atë që ka qenë shkak për më shumë aksidente të raportuara.

Lexo më shumë  SPAK ‘zbërtheu’ bandën e Suel Çelës! Arrestohen Xhino dhe Marsel Roka, dy vëllezërit e drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit

“ Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 25,8 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë rritur me 9,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë” raporton INSTAT.

Ky  i fundit nënvizon se në muajin Shtator 2023, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e Shtunë me 20,4 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur të ditën e Enjte me 4,3 %.

Në muajin Shtator 2023, 22,5 % e aksidenteve rrugore kanë ndodhur gjatë harkut kohor 08:00-12:00.

Lexo më shumë  Murati publikon grafikun për kontratat 'njëburimore' ndër vite: Numri i kontratave njëburimore në mandatin tonë është përgjysmuar

Pavarësisht rritjes së shtatorit bilanci i aksidenteve në total për 9-mujorin rezulton me ulje.

“Në nëntëmujorin e vitit 2023, numërohen 863 aksidente rrugore nga 884 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 2,4 %.  Numri i të aksidentuarve është 1.189 persona nga 1.257 persona të aksidentuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Aksidentet rrugore, në 11,5 % të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit për nëntëmujorin është ulur me 11,6 %” thuhet në publikimin e INSTAT./MONITOR

Rruga Press

YouTube player