Bota

Aksident i rëndë shkaku i borës, 36 automjete përplasen me njëra-tjetrën!

Një aksident i rëndë me 36 makina ndodhi mëngjesin e ditës së enjtes në kilometrin e 33-të të autostradës D5 të mbuluar me borë drejt Pragës në Çeki.

Sipas zëdhënëses së shërbimit lokal të shpëtimit, Petra Homolova, janë të paktën pesë të lënduar, dy persona janë futur në automjete të dëmtuara dhe dy të lënduarit e tjerë janë dërguar në spital me helikopter.

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

Ajo tha se 20 vetura dhe 16 kamionë ishin pjesë e aksidentit. Policia po heton shkakun e aksidentit, po ashtu merret parasysh edhe moti me borë.

“Ne i çuam tre persona të lënduar lehtë në spitalin në Hořovice, ku do të operohen, dhe dy me lëndime mesatare u transportuan me një avion për në Pragë sepse rruga tani është e mbyllur”, tha Homolová për ČTK.

Ajo shtoi se një person me lëndime të lehta është trajtuar në vend.

Autostrada D5 ishte e pakalueshme drejt Pragës. Automjetet e aksidentuara kishin mbuluar një distancë prej 150 metrash.

Policia përdori drone për të monitoruar zonën.

Rruga Press

YouTube player