Lajme

Akordi/ Mediat italiane: Centrali bërthamor do të ndërtohet në Shqipëri

Ndërtimi i një centrali bërthamor, me kapacitet 1500 Megavat, është dakordësia që Italia ka arritur me Shqipërinë me një investim i barabartë me 4 miliardë euro.

Lajmi zbulohet nga mediat italiane, të cilat shprehen të bindura se ky central bërthamor do të ndërtohet në Shqipëri.

Sipas tyre, kompanitë italiane që do të ofrojnë aftësi, kompetenca e konsulencë janë ENI (kompani italiane multinacionale e energjisë), ENEL (kompani italiane multinacionale për shpërndarjen e energjisë elektrike e gazit), EDISON (kompani nga më antiket italiane në fushën e energjisë e shpërndarëse e gazit natyror).

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar

Realizimi i një centrali të tillë nuklear kërkon padyshim një kohë të gjatë pune, por lajmi ka krijuar jo pak debate politike, raporton për “Ora News” gazetarja Alba Kepi.

Ministri i Infrastrukturës e Transportit, Matteo Salvini ka kërkuar që debati të marrë hinkën e një referendumi popullor pro ose kundër energjisë nukleare.

Ekspertët italianë të ekonomisë cilësojnë se 3 kompanitë e sipërmendura pra ENI, ENEL e EDISON, janë të vetmet që përfitojnë nga ky investim, ndërsa do të jetë mjaft e vështirë për dhjetra kompani të tjera që operojnë në sektorin e energjisë së rinovueshme.

Lexo më shumë  “Mitrovica pa kryetar”, VV-ja në Mitrovicë shpallë në kërkim Hamzën

Rruga Press

YouTube player