Sport

Akil Gjakova i zhgënjyer që nuk arriti t’i siguronte Kosovës medalje

Akil Gjakova është shprehur i zhgënjyer me atë që nuk arriti t’i siguronte Kosovës medalje në Lojërat Olimpike që po mbahen në Paris.

Xhudisiti ynë shkoi deri në repesazh, por  që u mposht nga japonezi Soichi Hashimoto me Waza-ari.

“Ishin disa luftëra të mira, pata një performancë të mirë, por që në fund nuk u shpërblye ashtu siç dëshirova”, ka thënë fillimisht Akili në një prononcim për RTK-në.

“Kundërshtarët i ka pasur të nivelit të lartë, disa kampion evropian, por që kisha përgatitje të larta dhe asgjë nuk ishte e befasishme, por që në fund nuk ia dola”.

“Tani më duhet të punoj për katër vite dhe të synojë më të mirën”, ka përfunduar Gjakova.

Kujtojmë se Distria Krasniqi ia doli t’ia fitonte vendit tonë medaljen e argjendtë, ndërsa shpresojmë që garuesit e tjerë të na sjellin medalje të tjera në ditët e ardhshme.

YouTube player