KryesoreLajme

“Akademia e Marinës Vlorë drejt shembjes”/ Meçollari: Populli do çuditet kur të dëgjojë emrin e investitorit!

Ish-zv.Komandanti i Forcës Detare Artur Meçollari ka denoncuar planet për shembjen e Akademisë së Marinës në Vlorë. Duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV Meçollari tha se populli i Vlorës, pozita dhe opozita, do të çuditen kur të dëgjojnë emrin e investitorit strategjik. Sipas tij plani për shkatërrimin e Akademisë së Marinës daton që në vitin 2010 kur në pushtet ishte PD, dhe ka vazhduar në qeverisjen e PS-së, si një histori e pastër korrupsioni.

Kam informacionet e mia që në Ministrinë e Mbrojtjes po punohet për nxjerrjen e urdhrit për shembjen e godinës. Shembja e Akademisë do të thotë që pjesa që gjendet përpara, në inventar të Ministrisë së Turizmit, do bashkohet me pjesën e godinës, dhe e gjitha do jepet për investim strategjik në turizëm. Planet janë bërë ka shumë informacione. Populli i Vlorës do çuditet kur të dëgjojë emrin e investitorit, do çuditet pozita dhe opozita. Unë s’jam çuditur, sepse kam informacion se çfarë po ndodh. Do ta bëjë publik vet kryeministri. Shkolla e Marinës, shkatërrimi i saj është një histori që përfshin edhe opozitën edhe pozitën. Shkatërrimi i saj ka filluar në vitin 2010 kur ministër ishte Imami dhe ka vazhduar me intensitet të lartë, me Kodhelin, dhe Pirro Vëngu pritet të firmosë shkatërrimin e saj. Ajo është një histori korrupsioni e pastër. 42 mijë metër/katror ka qenë pronë e administratës së luftës së Italisë. I është shpronësuar administratës italiane dhe nga ajo i ka kaluar shtetit shqiptar. Në këtë territor s’ka ish-pronarë. Dokumentet janë por Avokatura e Shtetit fillon punën vetëm kur e detyrojnë oligarkët të merret me prona të tilla. Edhe ajo copë pronë që ka mbetur, 42 mijë metër/katror, nga një pronë e vetme sot janë 7 prona, është bërë copa-copa, pjesën më të madhe e ka Ministria e Turizmit. Aty ka qenë e vetmja Akademi Detare në historinë e Shqipërisë. 6 deputetë të PS u premtuan qytetarëve dhe ish-detarëve në 2020-ën, që do ta ruajnë. Sot është bërë peng e investitorëve strategjikë dhe oligarkëve që duan ta tjetërsojnë”.

Ndër të tjera ai thotë se ka informacion se në janar të vitit 2023 janë propozuar 4 prona për t’u nxjerrë nga plani i përhapjes, ishulli i Sazanit, një pjesë e Porto Palermos, kavalishenca e Durrësit dhe kavalishenca e Jalës.

“Në 2011 kam bërë një raport, ku kam gjetur dokumente në arkivin zyrtar. Kam konkluduar që prona që është urdhëruar të jepet nga ministri Imami, s’mund të jetë në këtë vend, sepse kjo pronë është shitur. Planvendosja nuk përputhet me planvendosjen e vitit 1940. Nëse në 1940-ën kanë qenë në formë kuadrati, sot janë në formë L-je. I gjithë shteti, të gjitha institucionet kanë punuar për ta prishur këtë Akademi sistematikisht, që nga 2010-ta e mbrapa. Kam informacion që në janar 2023 janë propozuar 4 prona për të dalë nga plani i përhapjes, ishulli i Sazanit, një pjesë e Porto Palermos, kavalishenca e Durrësit dhe kavalishenca e Jalës. Janë 6 prona në SPAK. Deri në 8 prill të këtij viti, Presidenti s’e ka firmosur ndryshimin e planit të përhapjes. Porto Palermo është 60 ha. Poshtë kalasë janë disa godina që janë në planin e përhapjes. Në 2016-ën ka pasur një tentativë serioze për të nxjerrë 70 për qind të sipërfaqes së Porto Palermos, dhe SPAK-u po e heton. Ajo tentativë s’e përfshinte tunelin. Ka një vendim të GJK për trajtimin e pronave në planin e përhapjes që konsiderohen si asete të FA, vetëm për përdorim ushtarak. U bëj thirrje të gjithë ushtarakëve në Ministrin e Mbrojtjes mos firmosni letra në shkelje të ligjit dhe interesit kombëtar. Ministri e ka ndarë mendjen se çfarë do firmosi, sepse hoqi edhe sekretaren e përgjithshme Prodani për këtë punë. Në SPAK gjenden 9 raste që lidhen me trajtimin e pronave të FA. Sazani është në planin e vendosjes dhe të përhapjes së forcave detare, nuk mund të trajtohet për destinacion tjetër. Dhënia me qira e gjithë bazës së Sarandës për përdorim turizmi do çojë njerëz përpara hekurave”.

Rruga Press

Lexo më shumë  Putini ka rënë si lepuri në grackë
YouTube player