Akademi përkujtimore për viktimat që ishin në listën e të zhdukurve
Dhimbje, lot e mërzi e madhe. Kështu janë duke u përcjellë homazhet dhe akademia përkujtimore në Sallën e Sporteve” Adem Jashari” në Klinë.
Këtu ku janë të vendosura arkivolet e 8 trupave eshtrat e të cilëve janë identifikuar në varrezën masive javë më parë në Bishtazhin.
Mbetjet mortore të këtyre viktimave, të cilat ishin pjesë e listës së personave të zhdukur, do të rivarrosen sot, në Kompleksin Memorial “Kodra e Kuqe” në Grabanicë, pikërisht me 4 prill në përvjetorin e masakrës së Kralanit.




Rruga Press