KryesoreLajme

Ajola Xoxa që sot është në arrest shtëpiak, gruaja e Erion Veliajt që sot është në arrest me burg, paska harxhuar 220 mijë euro në vit. Fiks aq sa kushton sot një apartament i ri në Tiranë

Shkruan Gent Amzai

Ajola Xoxa që sot është në arrest shtëpiak, gruaja e Erion Veliajt që sot është në arrest me burg, paska harxhuar 220 mijë euro në vit vetëm për blerje të veshjeve dhe bizhuterive online.

Fiks aq sa kushton sot një apartament i ri në Tiranë, të cilin një çift i ri s’do mund ta përballojë kurrë me rrogën e gjithë jetës, gjë për të cilën do e braktisin Shqipërinë me emigrim.

Lexo më shumë  Pas shumë vitesh ndarje, Isa Mustafa mbështet Vjosa Osmanin: Ajo veproi drejt me shpërndarjen e Kuvendit

Dy realitete më vete, por që e kanë mirëmbajtur njëri-tjetrin, pikërisht duke mos u takuar: njëri posht i bindur se ai që ka pushtet do ngjyejë gishtat se kështu funksionon, tjetri lart i bindur se varfëria apo pasuria është faj apo meritë e shkathtësisë personale, se kështu janë gjërat.

Pa u lëkundur ky raport, çdo arrestim apo burgosje e bujshme është vetëm riciklim.

Lexo më shumë  Ministri Konjufca pret në takim të ngarkuarin me punë të ambasadës japoneze, u diskutua pjesëmarrja e Kosovës në EXPO - Japoni

Sa për mendësinë e kllapës së opozitës në Kosovë, rëndësi do të kishte që Veliaj deri tani “nuk na ka prishur me amerikanët”, se të tjerat, bie fjala korrupsioni masiv, janë çështje pa rëndësi që prishin vetëm themelet e kombit dhe shteteve tona.

Rruga Press

YouTube player