KryesoreLajme

Ahmeti dhe Papadopoulou bisedojnë për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës e Greqisë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Kreshnik Ahmeti, takoi zëvendësministren për Punë të Jashtme të Greqisë, Alexandra Papadopoulou, në Forumin Ekonomik të Delfit, me ç’rast ka vlerësuar mbështetjen e Greqisë për Kosovën në proceset integruese rajonale dhe evropiane.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Kreshnik Ahmeti, po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delfit, i cili po mbahet këto ditë në Greqi. Në kuadër të këtij forumi, më 11 prill 2025, zëvendësministri Ahmeti ka zhvilluar një takim me Zëvendësministren për Punë të Jashtme të Greqisë, Alexandra Papadopoulou.

Lexo më shumë  Kur BigBrother bëhet "Kuvendi Kombëtar"

Përmes një njoftimi për medie bëhet e ditur se gjatë takimit u vlerësua mbështetja e Greqisë për Kosovën në proceset integruese rajonale dhe evropiane.

“Në qendër të diskutimit në mes të dy homologëve ishin avancimi i marrëdhënieve bilaterale, forcimi i shkëmbimeve ndërmjet institucioneve, si dhe rëndësia e zgjerimit dhe përparimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në funksion të paqes, sigurisë dhe prosperitetit të qëndrueshëm në rajon”, thuhet në njoftim e MPJD-së.

Lexo më shumë  Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Tutje bëhet e ditur se zëvendësministri Ahmeti theksoi rëndësinë e avancimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Kosovës dhe Greqisë dhe e ftoi Papadopouloun për një vizitë në Kosovë.

YouTube player
sqhrenfrdeit