KryesoreLajme

Ahmetaj për Rai3: Rama i priste mafiozët në zyrë!

Pjesa e dytë e emisionit investigativ Report, që provokoi polemika të forta me kryeministrin shqiptar Edi Rama sjell këtë të dielë në Raitre një dëshmi tjetër të ish-zv.kryeministrit në arrati, Arben Ahmetaj. Nga sa ka zbuluar gazetari Xhorxhio Motola në një pjesë të tekstit të tij, Arben Ahmetaj citohet të ketë thënë “Rama i takon shefat e mafias në zyrën e tij në kryeministri. I kam parë vetë”.

Këtë deklaratë, shkruan gazetari italian, Arben Ahmetaj e shtjellon gjatë bisedës që transmetohet sot në emision, kur përmend një ndërmjetës, sipërmarrës në shitjen e cigareve në Durrës, djali i një prej ish-deputetëve socialistë, i quajtur Ergys Agasi.

“Grupet kriminale përfitojnë tendera përmes emrave fiktivë, riciklojnë para në ndërtim. Koordinohen me Edi Ramën” citohet sërish Arben Ahmetaj në një pjesë të dëshmisë që gazetari italian i ka marrë në Zvicër, ku ai po qëndron në arrati.

Nga fotoja që ka zbuluar për kureshtarët e emisionit që  transmetohet sot, Arben Ahmetaj duket në anën tjetër të një tavoline, që me gjasë është duke folur në një restorant. Nga këndi i fotos, gjasat janë që intervista të jetë marrë me një kamera të fshehtë.

Por Report ka marrë edhe reagimin e Ramës në një intervistë në zyrën e tij në kryeministri, pikërisht për Arben Ahmetajn dhe akuzat që i bën njeriu i tij më i besuar në qeveri deri pak kohë më parë. Rama tenton t’i zhvlerësojë akuzat e rënda, kur përgjigjet: “Njerëz që nuk duhen marrë seriozisht. Politika shqiptare nuk është e prekur nga mafia” thotë kryeministri.

Por me këmbëngulje, Report sjell një shembull për të cilin është folur gjatë edhe në Shqipëri. Rasti i Luftar Hysës, biznesmeni i lojërave të fatit, pronar i kazinove në Meksikë, Kanada dhe shumë vende të tjera, i cili është përfolur në mediat meksikane për lidhjet me klanin e Sinaloas në Meksikë. Fotot e Luftar Hysës, biznesmenit nga Belshi, që del nga kryeministria tashmë janë publike. Dy muaj pas takimit, Hysa mori një licensë për të hapur kazino në Vlorë, shkruan Xhorxhio Motola.

Lexo më shumë  Peci: Toka e Kosovës sivjet do të prodhojë deri 150 000 ton më shumë grurë sesa vitin e kaluar

“Vetëm një herë e kam parë. Kurrë më!” mbrohet Rama për takimin në fjalë, ndërsa Report i referohet mediave kanadeze si njeriu që “riciklon paratë e kartelit të Sinaloas”.

Investigimi vazhdon edhe me një mënyrë tjetër të pastrimit të parave, më fine, por po aq efektive sa kumari; kriptomonedhat. Dihet se shumë sipërmarrës italianë kanë kaluar Adriatikun për të investuar në Shqipëri. Mes tyre është një kompani e lidhur me ish-kryeministrin Masimmo D’Alema. Bëhet fjalë për kompaninë A&I. “Në Shqipëri mërret me kriptovaluta” shpjegon Arben Ahmetaj, një fakt që D’Alemma e ka mohuar. Por Report ka vazhduar hetimin pavarësisht deklaratave të D’Alemës dhe gjen lidhjet mes ish-kryeministrit të Italisë dhe kompanisë në fjalë. Vetë Rama ka qenë në prezantimin e kompanisë në Tiranë ku është folur për përdorimin e “blockchain” në vendin tonë.

Pjesa e dytë e Report, njësoj si e para, duket se do të jetë një shuplakë tjetër për qeverinë shqiptare. Sulmet që erdhën nga Tirana duket se nuk i kanë kompleksuar gazetarët italianë. Herën e parë, kryeministri u kap pas një reagimi që kishte dhënë sekretari i tij Ëngjëll Agaçi dhe që nuk ishte transmetuar. Mbetet për t’u parë si do të reagojë për pjesën e dytë të emisionit./Lapsi.al

Shkrimi i plotë i publikuar nga Il Fatto Quotidiano

Nga Giorgio Mottola

Për të Giorgia Meloni është e gatshme të vendosë dorën në zjarr. “Më ndihmoni të solidarizohem me Edi Ramën për linçimin që pësoi vetëm duke u përpjekur të ndihmojë kombin tonë”, tha ajo në një konferencë prillin e kaluar pas episodit të “Report”për marrëveshjen për emigrantët mes Italisë dhe Shqipërisë.

Giorgia është e bindur se akuzat për bashkëpunim e Ramës me mafian shqiptare janë propagandë e pastër. Por, kryeministrja nuk duhet ta vërë dorën në zjarr, sepse rrezikon t’i digjet.

Në hetimin “Fshati shqiptar” të cilin “Report” do ta transmetoje sonte, ne kemi dëshminë e ish-zëvendëskryeministrit shqiptar, Arben Ahmetaj, krahu i djathtë i Edi Ramës në tre qeveri.

Një vit e gjysmë më parë ndaj tij u paralajmërua urdhër-arresti për korrupsion, në një hetim për inceneratorët që bënë gjysmën e qeverisë, të dridhej. Për të shmangur burgun, Ahmetaj u arratis në Zvicër dhe nga “i besuar i Ramës”, tashmë është një nga akuzuesit e tij më të fortë. Ahmetaj zbuloi rolin thelbësor të mafias në ekonominë dhe politikën shqiptare: “Grupet kriminale marrin kontrata, pastrojnë paratë në Shqipëri në ndërtim. Ata koordinohen me Edi Ramën”.

Sipas akuzave të ish-zëvendëskryeministrit të arratisur, Rama ka marrëdhënie direkte me krerët e klanit: “Kam takuar shefa të mafies në zyrën e tij në godinën e qeverisë, i kam parë”. Ahmetaj pretendon se marrëdhëniet ndërmjetësohen nga një sipërmarrës nga Durrësi, Ergys Agasi, një biznesmen, në sektorin e cigareve dhe djali i një ish-deputeti të fuqishëm socialist.

Lexo më shumë  ​Arratisja e Faton Hajrizit nga burgu, Sveçla paralajmëron kapjen e shpejtë të tij

Në intervistën e gjatë për “Report”, Rama hedh poshtë akuzat duke e cilësuar ish-krahun e tij të djathtë si “jo të besueshëm”:

“Njerëz që nuk duhen marrë seriozisht. Politika shqiptare nuk është e prekur nga mafia”. Mirëpo pak kohë më parë, pikërisht në zyrën e Ramës u zhvillua një mbledhje, nga e cila “Report” mund t’i tregojë fotot dhe ku mori pjesë Luftar Hysa, i konsideruar nga autoritetet kanadeze si një nga ricikluesit kryesorë të “Kartelit Sinaloa”. Dy muaj pas bisedës me kryeministrin shqiptar, biznesmeni mori licencën për të hapur një kazino në një hotel luksoz në Vlorë. “E pashë vetëm një herë. Kurrë më!”, është mbrojtja e Ramës. Shqipëria nuk është tokë e lakmuar vetëm për klanet mafioze shqiptare.

Vitet e fundit, shumë sipërmarrës italianë kërkuan fatin përtej Adriatikut. Mes tyre edhe Massimo D’Alema. “Report” zbuloi se vitin e kaluar ish-kryeministri hapi një firmë lobimi A&I në Tiranë, ku deri pak muaj më parë kompanitë e reja nuk paguanin asnjë taksë.

“Në Shqipëri merren me kriptovaluta”, thotë Ahmetaj. I pyetur nga Report, D’Alema e mohon. Në Tiranë, megjithatë, në vitin 2019 hapi dyert “Consulcesi Tech”, një kompani që inauguroi një fond të specializuar për investime në kriptovaluta në Maltë.

“Consulcesi” i referohet Massimo Tortorella, ish-partner i D’Alemës në kantinën e tij. Në vitin 2019, D’Alema dhe Rama pagëzuan së bashku fillimin e aktiviteteve në Tiranë nga Consulcesi Tech, duke marrë pjesë në një konferencë për “Blockchain”.

Rruga Press

YouTube player