ArgumentKryesore

Ahmetaj legjitimon patronazhistët në Parlament

“Patronazhistët janë pjesë e Partisë Socialiste dhe prej tyre do të vijë dhe fitorja në mandatin e katërt.”

Kështu u shpreh zv.Kryeministri Ahmetaj sot në seancën parlamentare, ku deputetët si të pozitës edhe të opozitës më së shuti kanë ofenduar njëri-tjetrin, sesa kanë folur mbi problemet e shqiptarëve.

Ajo çfarë tha Ahmetaj në lidhje me patronazhistët dhe efikasitetin e tyre për Partinë Socialiste, në fakt mbron shkeljen e ligjeve dhe flakjen tej të drejtave të njeriut . Atëherë ku PS-ja si parti politike bashkë me figura të qeverisë do të duhej të hetoshin dhe dënoheshin, publikut shqiptar i jepet një shfaqje e cekët cinike qeveritare, që tenton të normalizojë shkeljen flagrante dhe përbuzjen ndaj votuesit shqiptar.

Lexo më shumë  Muja: Kontratat njëburimore janë përgjysmuar, propaganda e opozitës është e pabazë

Kjo shfaqje e dobet të jep shije edhe më të keqe kur kujton se Shqipëria ka kaluar një sistem totalitar që depozitonte të dhëna masive në lidhje me qytetarët e vet. Dikur spiunët e sot patronazhistët e përdorin kapacitetin shtetëror për fuqizimin e partisë dhe fitores së saj. Duhet të pyesim vërtet se sa larg jem sot nga partia shtet dhe shteti i partisë?

Lavdet që zv.km i thuri pa turp për patronazhistët na e forcon idenë se “spiunazhi” që nuk u ndëshkua kurrë ka ndërruar formë dhe emër, por është më i gjallë dhe më efikas se kurrë. Dhe guximi i Ahmetajt për t’i bërë elozh degradimit flet vetëm për degradim të ndërgjegjes politike në përgjithësi.

Masa e përparimit tonë do të matej vetëm me shkallën e mostolerancës së shprehur ndaj qëndrimeve të tilla të papranueshme.

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *