KryesoreLajme

Ahmetaj: Edi Rama dhe Belinda Balluku kanë kontribuar në avullimin e 50 milionë eurove për tunelin e Llogarasë

Akuza më e fortë që ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj bëri në intervistën e dytë në “Çim Peka live” ishte ajo se Edi Rama dhe Belinda Balluku kanë kontribuar në avullimin e 50 milionë eurove, që u zhdukën nga njëri tender në tjetrin, të organizuar për tunelin e Llogarasë.

Ahmetaj pretendoi se fillimisht u zhvillua një tender i cili u fitua nga kompania shqiptare Gjoka Konstruction, me një vlerë 140 milionë euro. Por, pas gjashtë muajsh ky tender u ripërsërit, fitues i tij u shpall një bashkim firmash turke me 50 milionë euro më shumë.

Ahmetaj këmbëngulli se të gjitha punimet u bënë nga kompania Gjoka që fitoi tenderin e parë dhe se ai kishte prova se turqit nuk kishin sjellë asnjë makineri apo paisje. “Shikoni kush ka qene në Ankara para tenderit të dytë dhe do ta kuptoni. Ekzistojnë foto nga këto takime”, këmbënguli ish zv kryeministri.

Ai e konsideroi këtë aferë një korrupsion të pastër duke akuzuar SPAK-dhe kryeprokurorin Dumani se i ka mbyllur sytë përpara skandaleve ku dyshohet se ëstë i implikuar kryeministri, njësoj si ato të Eko Parkut apo tenderave të AKSH. “Unë nuk jam 007, por nëse do Altin Dumani ja ku i ka faktet. I’u hoq tenderi Gjokës me presion, i cili ofroi 140 mln euro dhe u ritenderua 190 mln euro me kursin e sotëm dhe pas një procedure të parapërgatitur e morën turqit.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Së paku për datat, pretendimet e Ahmetajt janë lehtësisht të vërtetueshme. Tenderi i parë për tunelin e Llogarasë u zhvillua në dhjetor 2020. Por ai u anullua më pas me pretendimin zyrtar se “5 kompanitë që ishin në garë u s’kualifikuan për shkak se nuk plotësonin kriteret ligjore dhe teknike”.

Një garë e dytë u hap në qershor 2021, ku shifra u rrit me 50 milionë euro. Atë e fitoi Bashkimi i kompanive turke. Edhe këtu prtetendimet e ish zv kryeministrit përkojnë, pasi, para “fitores” të turqve Rama dhe Balluku kanë qenë për vizitë zyrtare në Ankara dhe ministrja e infrastrukturës ka botuar edhe status në Facebook për këtë ngjarje.

Tuneli i Llogarasë gjithnjë është parë si një vepër e dyshimtë pasi si për ndërtimin, por qoftë edhe për tenderimin e tij, kanë lobuar kompanitë më të mëdha mediatike në vend.
Ai është akuzuar qoftë për leverdisshmërinë qoftë edhe për koston e ndërtimit.  

Lexo më shumë  Mid'hat Frashëri: Ç'fituam nga Kongresi i Manastirit?

Ndërtimi i këtij tuneli i shërben një zone nga Palasa në Qeparo që numëron gjithsej 8 mije shtreter turistike, ndërkohë që vend ekzistojnë aktualisht 110 mije të tillë. Pra, ai si prioritet është tjejet i diskutueshem. Edhe kostot janë marramendëse. Ndërkohë që tuneli që lidh Tiranën me Elbasanin, ai i Kërrabës, ka kushtuar 14 milionë euro për kilometër, ky i Llogarasë ka shkuar dyfishin e kësaj shifre. Tuneli që u inaguarua në fillim të korrikut nga Rama dhe Balluku është vetëm 5.9 kilometra dhe ka po ashtu dy ura në hyrje dhe dale nga 110 dhe 40 metra.

Pikërisht për këtë Arben Ahmetaj e konsideroi atë si simbolin e një vepre korruptive për të mbrojtur tezën e tij se drejtësia e re ka mbyllur sytë për të hetuar aferat ku implikohet kryeministri.

Rruga Press

YouTube player