Lajme

Ahmetaj drejt arrestimit? Gazetari: Kanë ardhur 5 letërporosi nga jashtë vendit

Gazetari Poli Hoxha thotë se për ish zëvendëskryeministrin, Arben Ahmetaj do të vijnë 5 letërporosi nga shtete të ndryshme.

Në një intervistë për Euronews Albania, Hoxha u shpreh se letërporositë kanë të bëjnë me çështje të pastrimit të parave dhe jo konkretisht me inceneratorët.

Sipas Hoxhës, që nga ardhja e Altin Dumanit në SPAK, ky institucion po përdor metodologjinë; ndjek paranë dhe më pas sheh detyrat që ka pasur një zyrtar i caktuar si dhe firmat që ka hedhur.

Lexo më shumë  Hiqet masa e arrestit në shtëpi për kreun e opozitës Sali Bershia

“Janë konfirmuar, po vijnë 5 letërporosi. Kemi nga Austria, nga Qipro, kemi nga 5 shtete. Po sjellin përgjigjet sepse edhe kërkesa e SPAK-ut nuk është për inceneratorët, por për pastrim të produkteve kriminale, pra pastrim parash, në dijeninë time. SPAK-u, që nga ardhja e Dumanit ka filluar një strategji tjetër dhe kjo po përdoret për të gjithë. Po kalon me metodologjinë amerikane; ndiq paranë.

Lexo më shumë  Murati për subvencionimin e tarifave të energjisë: Plotësoni numërin e saktë të pjestarëve të familjes

Po kalon në fillim të verifikimeve të pasurive, pastaj shkohet te detyra që ka pasur, te firmat që ka dhënë, te përfshirjet në afera. Priten përgjigje për të gjitha, ku ka fjetur me kartën e Klodian Zotos, udhëtimet që ka bërë dhe disa çështje të tjera”, theksoi ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *