Agresioni i Rusisë po fundos miliarderët rusë. Kompania e Roman Abramovich me humbje afër 1 miliardëshit për 24 orë
Evraz është një kompani ruse minerare që Roman Abramovich ka në portofolin e tij të investimeve dhe nisur nga tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës, kompania minerare ka pësuar një rënie në bursën e Londrës, ku është e listuar.
Nuk bëhet fjale për një humbje të çfarëdoshme, pasi pronari i Chelsea-t ka humbur 650 milionë paund (rreth 776 milionë euro) në pothuajse 24 orë. Kjo kompani operon kryesisht në Rusi, por edhe në Ukrainë, Republikën Çeke, Itali, Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Afrikën e Jugut. Kompania ka rreth 110,000 punëtorë dhe këto ditë ka marrë një goditje të madhe.
Kompania nuk është në pronësi të Abramovichit, ai ka 25% të aksioneve, por këto aksione pësun një goditje të madhe nga rënia në bursë dhe shkaku më i madh është konflikti i ndezur Rusi-Ukrainë që është gati të shpërthejë.
Ruga Press