AGK-ja me reagim brenda një ore ndaj Kurtit, por edhe pas pesë ditësh pa reagim ndaj hulumtimit të Euroactivit
Shkruan Adnan Rrustemi
Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës nuk iu deshtën as edhe 1 orë e plotë që të reagoj ndaj kryeministrit Kurti, por as plot 5 ditë nuk i kanë mjaftuar ta thotë veç një fjalë të vetme për hulumtimim e publikuar në platformën ndërkombëtare Euroactiv, me titull “Si po kapen mediet e Kosovës nga interesat e korporatave”. Këto kanë qenë disa nga thekset kryesore të këtij hulumtimi për rastin e Grupit të Devollëve dhe Klan Kosovës:
Grupi Devolli ka në pronësi Klan Kosovën, radiostacion, dhe shërbim kabllor – të gjitha këto platforma kritike për formësimin e opinonit publik. Gazetarët aktualë dhe ish-gazetarë në këto media thonë se linjat editoriale diktohen nga prioritet e korporatave, dhe jo standardet gazetarske.
Një ish-punëtor ishte shumë i drejtpërdrejt: “Nuk mund ta bënim punën tonë profesionalisht pa u përplasur me bizneset (e grupit Devolli). Pronarët ishin të interesuar të shtynin përpara një agjendë për ndikim politik”.
Sipas një ish-punëtori, Shkëlqim Devolli urdhëroi të gjitha programet të kenë mbulim kritik për Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. “Kishte një lloj të mobilizimit të të gjitha programeve televizive kundër qeverisë, të nxitur nga bindja që vetë ekzistenca e televizionit ishte nën kërcënim”.
Artikulli i plotë për të gjithë të interesuarit:
https://www.euractiv.com/…/business-over-bylines-how…
Rruga Press

