Bota

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike kërkon të mbrohet Chernobyli

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) ka bërë thirrje për “përmbajtje maksimale” për të mbrojtur objektet bërthamore në Ukrainë, pas lajmeve të luftimeve rreth Chernobylit- vendi i aksidentit më të keq bërthamor në botë.

Organizata globale, e cila promovon përdorimin paqësor të energjisë bërthamore, thotë se po e ndjek situatën në Ukrainë me “shqetësim të madh”.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

IAEA thotë se është informuar nga homologu i saj ukrainas se ndërkohë që forcat ruse kanë marrë kontrollin e ish-objektit bërthamor, nuk janë raportuar viktima apo shkatërrime.

Drejtori i përgjithshëm Mariano Grossi ka thënë se është me “rëndësi jetike” që operacionet e objekteve bërthamore në zonën e përjashtimit të Chernobylit “të mos preken ose të ndërpriten në asnjë mënyrë”.

Chernobyli, i vendosur në veri të Kievit pranë kufirit me Bjellorusinë, ishte vendi i shpërthimit bërthamor më shkatërrues në histori në vitin 1986, kur një nga katër reaktorët e tij shpërtheu.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Reaktori i dëmtuar tani është varrosur nga një “strukturë mbyllëse” prej çeliku, dhe një sipërfaqe prej më shumë se 4,000 kilometra katrorë rreth objektit është braktisur.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *