Art & Kulturë

Ag Apolloni sjell librin për nënën Ferdonije që humbi 4 djemtë e saj në luftën e Kosovës

Shkrimtari Ag Apolloni ka sjellë së fundmi librin “Një fije shprese, një fije shkrepëse”, i cili është një libër për të pagjeturit e luftës së Kosovës.

Vetë shkrimtari tregoi se në këtë libër trajtohen 3 histori kryesore, mes të cilave edhe fati tragjik i nënë Ferdonijes, e cila humbi 4 fëmijët dhe burrin e saj në luftën e Kosovës.

“Historia është shumë tragjike, ka detaje që nuk dihen prej të gjithëve. Ka edhe shkrime që janë bërë edhe për luftën e Kosovës”, u shpreh shkrimtari.

Ai e vuri thekson tek mënyra sesi shumë persona apo gazetarë i janë qasur historisë së trishtë të kësaj gruaje nga Gjakova, të cilën e reflekton edhe në libër.

“Unë i qasem në një mënyrë që nuk duhet teatër apo artificialitet kur trajtojmë një fat aq tragjik. Nuk duket të shpikim lot, ku ka mjaftueshëm. Mediatizimi i shumtë i tragjedisë, i bën dëm asaj. Historia duhet të mbartet nga brezi në brez por këto raste tragjikë nuk duhet të ngacmohen vetëm sa për bëre një emision”, u shpreh ai.//euronews/

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *