Afrim Gashi u zgjodh kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut
Deputeti i Koalicionit VLEN, Afrim Gashi është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.
Gashi është propozuar si kandidat për kryetar Kuvendi nga 75 deputetë të shumicës së re.
Per Gashin votuan 76 deputetë, 6 kundër dhe asnjë të përmbajtur.
Gashi ka qenë bartës i listës së deputetëve të VLEN në zonën e dytë zgjedhore. Deri ditën e djeshme (27 maj) ai ka qenë kryetar i partisë Alternativa.

Rruga Press