Bota

Afrika në hall me ekstremistët fetarë

Për miliona vjet, gurthemel të ekzistencës, afrikanët e kanë pasur krishterimin. Mirëpo, një valë e pastorëve mashtrues që e shfrytëzojnë besimin e ndjekësve për përfitime dhe pushtim, ka çuar në një luftë civile, raportoi BBC-ja të hënën.

Në marsin e 2000-s, një grup besimtarësh në Ugandë, u mblodhën në një tempull fetar, por një zjarr i madh, i ndezur qëllimshëm, rezultoi me vdekjen e shumë prej pjesëmarrësve. Për këtë u tha se ishin përgjegjës udhëheqësit e këtij tempulli që e dogjën për të çuar mesazh bindës te masa.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Banorët e Kanungus në Ugandë thonë se rrymat ekstreme fetare ua kanë vështirësuar jetën, pasi po e keqpërdorin skamjen si mjet për t’i “blerë” mendjet e popullit.

Për një pastor të zonës, banorët thonë se ishte i tmerrshëm pasi i mbyste vajzat, gratë dhe burrat që nuk i bindeshin. Madje, sipas tyre, pati edhe vrasje si sakrificë “në emër të Zotit”.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

BBC-ja shkruan se e ardhmja e afrikanëve është e rrezikuar nga sharlatanët dhe gënjeshtarët fetarë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *