Lajme

Afera e inceneratorëve. Ndalohet në Austri Stela Gugallja

Ndalohet në Austri Stela Gugallja. Burime zyrtare nga prokuroria e Posaçme, bëjnë me dije se SPAK është duke kryer procedurën e ekstradimit të shtetases Gugallja nga Austria në Shqipëri.

“Prokuroria e Posaçme eshte njoftuar se ne Gjykaten e Vienes, ne Austri, eshte duke u kryer proçedura e ekstradimit te shtetases Stela Gugallja, nga Austria ne Shqiperi, ne zbatim te urdherit te kerkimit nderkombetar per kete shtetase”, kanë shpjeguar nga SPAK.

Lexo më shumë  Si mundet që telefoni i Faruk Mujkës nga policia kalon ne duart e Lirim Mehmetajt?

Sipas po të njëjtave burime mësohet se SPAK për këtë qëëlim ka percjelle nepermjet Ministrise se Drejtesise te gjithe dokumentacionin e nevojshem per proçeduren e ekstradimit.

Burimet nga SPAK janë shprehur se nuk janë në dijeni nëse Gugallja ka ka kërkuar apo jo azil në Austri.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Eksportet në Shqipëri në rënie me 6.9% në nëntor, 11-mujori mbyllet me -7%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *