Bota

Afër 80,000 njerëz janë zhvendosur nga Rafahu që nga e hëna

Agjencia kryesore e OKB-së në Gaza (UNRWA) vlerëson se rreth 79,000 njerëz janë larguar nga qyteti jugor i Gazës, Rafah që nga e hëna, pasi Izraeli ka zgjeruar ofensivën e tij në qytet.

“Rafahu sot: tani skena e përditshme e familjeve të zhvendosura me forcë që ikin nga zona”, ka shkruar zyrtarja e komunikimit e agjencisë, Louise Waterridge në X të enjten, raporton CNN.

Lexo më shumë  Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë dakordohet për lirimin më të madh të rezervave të naftës në historinë e saj

Ajo ka shtuar se “ekziston një frikë e madhe nga bombardimet në Rafah gjatë natës dhe vazhdimit të tyre këtë mëngjes”.

Palestinezëve në pjesët e Rafahut lindor u është kërkuar të hënën nga ushtria e izraelite që të evakuohen, pasi ka nisur një ofensivë në qytet.

Sulmi i Izraelit në Rafah që atëherë është zgjeruar, nga ato ajrore në operacione tokësore.

Lexo më shumë  Von der Leyen: Kthimi te energjia ruse do të ishte një gabim strategjik

Rafah është “buzë një gremine” dhe ata që kanë mbetur në qytetin jugor të Gazës, duke përfshirë 600,000 fëmijë, janë më të rrezikuarit dhe jetojnë në kushte “tronditëse”, sipas një zyrtari të Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët në Rafah.

Rruga Press

YouTube player