Bota

Aeroporti i Kabulit duhet të jetë i sigurt për misionet e ardhshme humanitare, thotë KE

Aeroporti i Kabulit duhet të mbetet i sigurt për çdo qasje të ardhshme humanitare, sipas Komisionit Evropian.

Peter Stano, zëdhënësi i komisionit për çështjet e jashtme, i tha Euronews se megjithëse prioriteti tani mbetet nxjerrja e sigurt e shtetasve të BE nga aeroporti ndërkombëtar “Hamid Karzai”, në këtë zonë duhet të kemi akses përtej datës 31 gusht, ku trupat perëndimore do të tërhiqen nga Afganistani.

“Me të vërtetë të gjitha përpjekjet, së bashku me shtetet anëtare dhe partnerët e tjerë, janë të përqendruara në largimin e të gjithëve që na nevojiten për të dalë jashtë”, tha Stano.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

“Dhe pastaj, natyrisht, përparësia e dytë është të sigurohemi që aeroporti i Kabulit të mbetet funksional sepse do të ketë jetë pas 31 gushtit dhe aeroporti i Kabulit është një pikë e rëndësishme hyrëse në Afganistan për ofrimin e ndihmës humanitare”, shtoi ai.

Ajo që ndodhi në Afganistan duhet të jetë një thirrje zgjimi për fuqitë evropiane, sipas ish-ambasadorit francez në SHBA, Gérard Araud.

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

“Kur amerikanët marrin një vendim të rëndësishëm, ata nuk konsultohen me aleatët e tyre. Ata kurrë nuk janë konsultuar me aleatët e tyre në rrethana të tilla, kështu që nuk është e re”, shprehet ai.

Ministrat e BE -së për mbrojtjen dhe çështjet e jashtme do të mbajnë takime me homologët e tyre përkatës javën e ardhshme, me Afganistanin që do të mbetet çështja më urgjente./euronews/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *