Bota

Aeroplani më vdekjeprurës në botë – fluturon sa dy herë shpejtësia e zërit dhe derisa e detekton radari i armikut do të jetë “shumë vonë”

Aeroplani luftarak i amerikanëve F-22 Raptor është aeroplani më vdekjeprurës dhe dominues me operim ajër-në-ajër në botë, me kapacitet për të fluturuar me një shpejtësi prej 2,414 kilometra në orë.

Me një aftësi për të manovruar me finesë nëpër qiell dhe vështirë se detektohet nga radarët, F-22 Raptor ka gërshetuar emrin “Mbreti i Qiellit”.

Por, pse njihet si aeroplani më i aftë dhe më vdekjeprurës në botë?

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Disa prej kapaciteteve që e bëjnë këtë aeroplan shumë të fortë janë pra teknologjia e tij ‘stealth’, ekuipazhi i tij i përgatitur, bashkimi i sensorit etj.

YouTube player

Kur flasim për teknologjinë e tij ‘stealth’, F-22 Raptor është i koduar në një ‘aftësi thithëse’ radari të quajtur LO, që nënkupton detektim i ulët.

Kjo teknologji mundëson që F-22 Raptor të mbetet praktikisht i padetektuar (i padukshëm) në radarin e armikut dhe në momentin kur shfaqet në cakun e armikut “do të jetë shumë vonë për të”.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

F-22 është aeroplan luftarak dominues në qiell, që do të thotë se është dizajnuar për të mundur çfarëdolloj aeroplani tjetër në botë.

Aeroplani luftarak mund të fluturojë sa dy herë shpejtësia e zërit, 96 mijë kilometra lart dhe është në mënyrë ekstreme i manovrueshëm.

Aftësia e tij super e lartë për manovrim, si duket bën që aeroplani pothuajse të sfidojë ligjet e fizikës. Aeroplani është i projektuar nga Lockheed Martin/Boeing për Forcat Ajrore amerikane.

YouTube player