Bota

Aeroplanët britanikë dhe gjermanë ndërpresin aeroplanin rus, në afërsi të hapësirës ajrore të Estonisë

Dy aeroplanë luftarakë Typhoon që i përkasin Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë, kanë interceptuar një aeroplan rus pranë hapësirës ajrore të Estonisë, që është aksioni i tyre i parë i përbashkët i këtij lloji, raporton BBC.

Aeroplanët luftarakë u ngritën në ajër të martën për të interceptuar një “cisternë fluturuese” Il-78 Midas që fluturonte midis Shën Petersburgut dhe Kaliningradit, dhe që nuk arriti të kontaktonte me kontrollin e trafikut ajror në Estoni, transmeton Telegrafi.

Lexo më shumë  Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion radari në Rusi

Forcat ajrore britanike dhe gjermane aktualisht po kryejnë një kontroll të planifikuar të përbashkët patrullimi në rajon në kuadër të NATO-s.

Interceptimi i aeroplanit rus ndodhi gjatë patrullimit rutinor, por që është operacioni i parë i përbashkët i këtij lloji për vendet e lartpërmendura.

Incidenti ndodhi në një kohë të tensioneve të shtuara midis NATO-s dhe Rusisë për pushtimin rus të Ukrainës, por nuk ka asnjë provë që incidenti lidhet me përplasjen midis një aeroplani  luftarak rus dhe një droni amerikan mbi Detin e Zi, që ndodhi në të njëjtën ditë.

Lexo më shumë  Pesë aeroplanë kinezë dhe gjashtë rusë fluturojnë në zonën e mbrojtjes ajrore të Koresë së Jugut, ajo i ‘kundërpërgjigjet’ menjëherë

Pas “përcjelljes” së Midas, të dy aeroplanët interceptuan aeroplanin An-148, i cili po kalonte pranë hapësirës ajrore të Estonisë. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *