KryesoreLajme

Adnan Rrustemi: Themelimi i Listës Serbe u lejua nga qeveria e PDK-së, pasojat po i vuajmë sot

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka rikujtuar opinionin publik për rolin që ka luajtur qeveria e atëhershme e PDK-së në krijimin dhe certifikimin e Listës Serbe, në kuadër të dialogut me Serbinë në vitin 2013. Përmes një postimi, Rrustemi ka ndarë përvojën e tij si anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në atë kohë, duke denoncuar ndërhyrje të drejtpërdrejta që komprometuan rendin kushtetues të Kosovës.

“Sapo erdhi një telefonatë nga Brukseli – aty ku dialogonte qeveria me Daçiqin – dhe u njoftuam për themelimin e Listës Serbe”, shkruan Rrustemi. Sipas tij, menjëherë më pas kishte nisur një proces përshtatjeje të dokumentacionit zgjedhor për të mundësuar certifikimin e kësaj liste për zgjedhjet lokale të vitit 2013.

Lexo më shumë  Deputetja e VV-së për postin e presidentit/es: Tani që duhen 80 vota, opozita prapë po shantazhon e po bllokon sikur gjatë 2025-së

Ai thotë se u hoqën simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës nga formularët dhe fletëvotimet, u përbënë komisione në favor të Listës Serbe dhe madje u dërguan ekipe në Serbi për të mbledhur vota për të.

Duke analizuar situatën 12 vite më vonë, Rrustemi thotë se pasojat janë të dukshme: “U shkatërruan nismat politike të serbëve që pranonin shtetin e Kosovës.” Ai gjithashtu kritikon mungesën e reflektimit nga Partia Demokratike e Kosovës: “Asnjëherë nuk kemi pa distancim a pendim të PDK-së nga ky veprim.”

Lexo më shumë  Arabia Saudite thotë se ka "zmbrapsur" dronët që përpiqeshin të godisnin një ndër objektet më të mëdha të rafinimit dhe eksportit të naftës në botë

Në fund, Rrustemi i reagon edhe deklaratës së kryetarit aktual të PDK-së që kishte thënë: “…e kanë Listën Serbe”, duke shtuar se kjo listë është trashëgimi e PDK-së për Kosovën dhe se edhe në opozitë, partia vazhdon të mbajë lidhje të hapura me të.

YouTube player