Bota

Admirali britanik: Rusia tashmë e ka humbur strategjikisht luftën

Rusia është tani një “fuqi më e zvogëluar” dhe tashmë “e ka humbur strategjikisht” luftën në Ukrainë, tha kreu i forcave të armatosura të Mbretërisë së Bashkuar.

”Vladimir Putin ka humbur 25% të fuqisë tokësore të Rusisë vetëm për përfitime “të vogla”, shtoi admirali Sir Tony Radakin.

Ai tha gjithashtu se Rusisë po i mbarojnë trupat dhe raketat e avancuara dhe nuk do të jetë kurrë në gjendje të pushtojë të gjithë Ukrainën.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Sir Toni tha:

“Ky është një gabim i tmerrshëm i Rusisë – (ajo) tashmë ka humbur strategjikisht. NATO është më e fortë pasi Finlanda dhe Suedia po kërkojnë të bashkohen”.

Ai shtoi: “Makina ruse e gërryer, po fiton dy, tre, pesë kilometra çdo ditë. Dhe kjo është e vështirë për Ukrainën,  pasi do të jetë një luftë e gjatë. Ne po mbështesim Ukrainën, ajo ka treguar se sa e guximshme është me të vërtetë’.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Admirali britanik nuk kurseu lavdërimet për popullin ukrainas.

Ai su shpreh: Ata janë gjenialë për sa i përket mënyrës se si po e drejtojnë luftën me rusët. Ata janë gjithashtu njerëz të ndershëm, por kanë nevojë për ndihmë.”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *