Adi Krasta emërohet zëvendësdrejtor i RTK-së
Me 8 vota për dhe asnjë kundër, Bordi i Radio Televizionit të Kosovës, në mbledhjen e sotme ka emëruar Ardian (Adi) Krastën, zëvendësdrejtor të RTK-së.
Propozimin para bordit e ka bërë drejtori i Radiotelevizionit të Kosovës, Shkumbin Ahmetxhekaj, i cili tha se sipas rezultatit përfundimtar, Krasta është renditur i pari.
“Në bazë të rezultatit përfundimtar, i pari është Ardian Krasta. Rekomandoj që të emërohet Krasta si zëvendësdrejtor i RTK-së. Kërkoj nga ju që të votoni që Krasta të emërohet zv drejtor i RTK-së”- tha Ahmetxhekaj.
Komisioni i ankesave i Radiotelevizionit të Kosovës – RTK më herët kishte refuzuar ankesën e kundërkandidates së Krastës, Ilire Zajmi.
Rruga Press